Kroacia vendosë masa të reja dhe të ashpra ndaj pandemisë, zgjasin deri me 21 dhjetor
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, në një konferencë shtypi, paraqiti masa të reja e të rrepta për të luftuar epideminë e koronavirusit. Masat e reja do të hyjnë në fuqi këtë të shtunë dhe do të
zgjasin deri më 21
dhjetor.
Këto masa u prezantuan pak orë pasi në Kroaci u shfaqën 4009 raste të reja dhe 51 viktima brendaë 24-orëve të fundit.
Masat e reja përcaktojnë se deri në 25 persona mund të jenë të pranishëm në
tubime publike dhe deri në 10 persona në
tubime private.
Dasmat janë ndaluar rreptësisht, ndërsa në funerale mund të marrin pjesë
vetëm 25 persona. Zonat e grumbullimit duhet të dezinfektohen.
Transporti publik duhet të shfrytëzohet deri në 40% të hapësirës. Shoferët dhe pasagjerët duhet të kenë maska. Furrat e bukës do të punojnë
vetëm deri në orën 22:00. Panairet dhe botuesit e librave janë të ndaluara. Restorantet dhe kafenetë janë pezulluar, përveç hoteleve që kanë të drejt pune me masa përcaktuese.
Palestrat dhe qendrat sportive mbyllen. Mund të ketë 25 besimtarë në kishë në meshë. Shkollat e larta duhet të funksionojnë online./
Shtuar më 26/11/2020,
ora 15:23