Kroacia shkarkon ambasadorin në Bosnje për shkak të Serbisë
Pëlqej
Kroacia shkarkon ambasadorinBosnje e Hercegovinë, shkak bëhet Serbia.

Ministria i Punëve të Jashtme e Republikës së Kroacisë ka marrë vendim që të shkarkojë ambasadorin Ivan del Vecchio në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Arsyeja e shkarkimit është paraqitja e tij me nëntë janar në festimin e Ditës së Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ministrja e Jashtme kroate Marija Pejcinovic Buric tha se Del Vecchio kishte marrë vendim të gabuar.

“Ai nuk është dashur të jetë atje atë ditë” u shprehë ministrja Buric.

Për shkak të pjesëmarrjes, anëtari boshnjak i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Sefik Dzaferoviç dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave , Denis Zvizdiç kanë ndërprerë kontaktet me Ivan del Vecchio.
Shtuar më 11/01/2019, ora 19:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori