Kroacia kërkon ekstradimin e Sanaderit
Kroacia ka kërkuar nga Austria që t'i dorëzojë ish kryeministrin Ivo Sanader, i cili akuzohet nga drejtësia e vendit të tij për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës.

Llogaritë bankare të Sanaderit dhe anëtarëve të familjes së tij janë bllokuar gjatë ditës.

Aktualisht Sanader gjendet në burg në Salzburg të Austrisë, ku u arrestua pak ditë më parë bazuar në një urdhërarresti ndërkombëtar.

Ndërkohë më herët, ish kryeministri kroat Ivo Sanader i ka mohuar akuzat për korrupsion gjatë pyetjeve të një gjykatësi austriak.
Shtuar më 13/12/2010, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori