Kroacia kërcënon Serbinë: Nuk ka integrim në BE pa gjetur të zhdukurit e luftës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kroacia ka "kërcënuar" Serbinë, por edhe të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit, se do të pengojë integrimin e tyre drejt BE-së, në rast se ata nuk bëjnë sa duhet për të gjeturzhdukurit kroatë gjatë luftës.

Ministri kroat për veteranët e luftës, Predrag Matiç, teksa foli në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve paralajmëroi Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjen se do tua ndërpresë rrugëtimin në BE nëse nuk japin informacion për të zhdukurit kroatë gjatë luftrave përgjatë viteve 1991-1995.

“Disa nga fqinjët tanë dëshirojnë të bashkohen në disa organizata Europiane. Gjithsesi, deri sa ata të provojnë qëllimet e tyre të ndershme dhe të na japin informacion të plotë per te zhdukurit, për të cilet ne kemi arsye të besojmë se ata i kanë në Beograd, Bosnjë dhe Herzegovinë dhe një pjesë të tij në Malin e Zi, Kroacia nuk do të lejojë anëtarësimin e tyre në BE,” tha Matic, transmeton BIRN.

Ministri kroat u shpreh se qeveria e Kroacisë do ta kërkojë deri në fund të drejtën për të gjeturzhdukurit e luftës, pasi këta persona meritojnë të varrosen me dinjitet. /dionis xhafa albeu.com/

Shtuar më 02/09/2014, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori