Kroacia i ka dhene Mladicit miliona marka
Albeu.com
Gazeta kroate ‘Jutarnji List’ publikoi disa pjesë të ditarit të Ratko Mladic, nga të cilat del se gjatë luftës në BeH qeveria kroate bashkëpunoi ngushtë me komandantin e serbëve të Bosnjës.
Sipas gazetës, gjenerali Mladic takohej me gjeneralët kroatë dhe me ta tregtonte naftën, merrej vesh për armëpushime, por edhe për luftimin e përbashkët të boshnjakëve, shkruan gazeta Express.

Sipas ‘Jutarnji List’, në ditarët e tij Mladic shkruan për takimet me gjeneralët kroatë, Jadranko Prlic dhe Slobodan Praljak, dhe se takimet kryesisht mbaheshin në Pecuj të Hungarisë dhe në Njivice të Malit të Zi.
Mladic me pushtetin kroat madje përmbyllte edhe marrëveshje financiare, dhe atë me ministrin e Financave, Jozo Martinovic. Marrëveshja më e majme ishte arritur më 8 korrik 1993, kur pala kroate i pagoi 1.191,246 marka gjermane dhe dy cisterna me naftë, në emër të armatimit dhe të “shërbimeve të kryera”.

"U morën vesh që brenda një javë dite kroatët të paguajnë 8 milionë e 92,032 marka. Këto para, natyrisht, vinin nga Kroacia, sepse HVO asokohe financohej drejtpërdrejt nga Zagrebi”, pohon ‘Jutarnji’.

Gazeta zagrebase citoi disa pjesë të ditarëve të Maldci, sipas të cilave, gjenerali kroat, Slobodan Praljak, i sqaronte Mladicit se lufta me serbët nuk është në interes të kroatëve, porse rreziku kryesor u vjen nga myslimanët.

"Qëllimi ynë është krijimi i Banovinës së vitit 1939, por nëse nuk e arrijmë këtë, atëherë vazhdojmë me luftë”, citon ‘Jutranji’ fjalët e gjeneralit Praljak nga ditari i Mladic.

Madje, Praljak e bindte Mladicin se marrëveshja e Tudjmanit me Izetbegovicin ishte vetëm formale, dhe se ajo ishte arritur me insistimin e amerikanëve “me qëllim që t’ia bënin qejfin botës myslimane”. Shënimi i fundit nga ky takim ishin fjalët e Praljak, se “duhet të shpërngulej kroatët nga Vojvodina”.

Veç kësaj, Praljak pohonte se ishte afër marrëveshjes për ndarjen e Bosnjës. “Jemi në rrugë të mirë që ta detyrojmë Alija’n që ta ndajë Bosnjën. Ne do ta detyrojmë Alija’n që të ulet në tavolinë me Boban dhe Karadzic. Interesi ynë është që myslimanët të fitojnë kantonin e tyre, ashtu që të kenë ku të shkojnë”, deklaron Praljak në ditarin e shkuar nga Mladic.

Prokuroria e Tribunalit të Hagës publikoi disa pjesë nga ditari i luftës i ish-komandantit të Ushtrisë së republika Srpska, Ratko Mladic, të cilat, sipas saj, janë relevante për procesin kundër ish-zyrtarëve kroatë, Slobodan Praljak dhe Milivoje Petkovic, që aktualisht po zhvillohen në Hagë.
Shtuar më 27/05/2010, ora 21:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori