Tottenham ofron një mesfushor në këmbim të Kulusevskit

Tottenham e do me patjetër suedezin e Juventus-it, Dejan Kulusevski.

Tashmë dihet se Kulusevski nuk është më në planet e Allegrit dhe kështu ai është në merkato.

Conte e pëlqen shumë lojtarin dhe Paratici po lëviz gurët për të transferuar mesfushorin me tipare sulmuese në Angli.

Bëhet me dije se Paratici është i gatshëm të ofrojë argjentinasin Lo Celso në këmbim të Kulusevskit. Nëse Juventus nuk e pranon këtë lojtar, atëherë Paratici do të provojë të ofrojë Tanguy Ndombele./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.12.2021 11:53