Krizë diplomatike SHBA-Turqi; tërhiqet ambsadorin turk në Washington
Albeu.com
Menjëherë pasi Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi një rezolutë që e cilëson si gjenocid masakrimin e armenëve gjatë viteve të perandorisë otomane në shekullin e 20-të, Ankaraja zyrtare ka tërhequr përfaqësuesin e saj diplomatik në Washington, Nebi Shensoy.Acarohen marrëdhëniet e vendeve aleate në luftën kundër terrorit, SHBA dhe Turqi. Menjëherë pasi Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi një rezolutë që e cilëson si gjenocid masakrimin e armenëve gjatë viteve të perandorisë otomane në shekullin e 20-të, Ankaraja zyrtare ka tërhequr përfaqësuesin e saj diplomatik në Washington, Nabi Shensoy.

Lajmin e kane bere te ditur mediat turke. Sipas te perditshmes turke Zaman, Ankaraja zyrtare ka vendosur per nje terheqje per konsultime te diplomatit turk ne Washington. "Kërkuam kthimin e ambasadorit tonë në Uashington për t'u konsultuar. Kjo nuk duhet të interpretohet sikur ne kemi tërhequr përfundimisht ambasadorin. Ai do të jetë në Ankara për konsultime për pak ditë", ka thene nje zyrtar i larte i Ankarase.

Vendimi i ligjvënësve amerikanë ka hasur në kundërshtime të ashpra të liderëve më të mëdhenj turq.

Ndërkohë, rezoluta u miratua me 27 vota pro dhe 21 kundër. Tani ajo pritet t’i kalojë për votim Dhomës së Përfaqësuesve.

Presidenti Bush u kishte bërë thirrje ligjvënësve që të mos e miratonin rezolutën, duke thënë se të gjithëve u vjen keq për “vrasjen historike në masë të armenëve”. Ai shtoi se rezoluta do të dëmtonte ndjeshëm marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Turqinë, aleate me rëndësi në NATO dhe në luftën kundër terrorizmit.

Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, theksoi se Turqia është një rrugë e rëndësishme kalimi për operacionet e Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Irak.

Zyra e Presidentit të Turqisë Abdullah Gul tha se presidenti i ka dërguar një letër zotit Bush ku thekson se nëse rezoluta miratohet ajo do të krijonte probleme në marrëdhëniet dypalëshe. Diplomatët turq në Uashington kanë bërë një fushatë të gjerë kundër miratimit të projektligjit. start/albeu
Shtuar më 12/10/2007, ora 03:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori