Kriza ukrainase, NATO rrit praninë në lindje të Evropës
Pëlqej
NATO kërkon të vendosë brenda disa ditëve trupa dhe armatime në lindje të Evropës pas qëndrimit të Rusisë në krizën ukrainase. Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen në një intervistë të publikuar sot në disa gazeta evropiane.

”Ky plan ka si objektiv për të pasur aftësitë e duhura për të reaguar shpejt në këtë mjedis plotësisht të ri në Evropë”, theksoi Rasmussen për Guardian.

Të 28 anëtarët e Aleancës Atlantike do të pajisen javën e ardhshme gjatë samitit të tyre në Britaninë e Madhe me një plan që parashikon riforcimin e dinamizmit të trupave të tyre, veçanërisht brenda forcave të veprimit të shpejtë, që ka nevojë për disa javë për tu vënë në zbatim. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori