Kriza turke shkakton viktimën e parë: Falimenton gjignati i telekomunikacionit
Kriza financiare në Turqi ka shkaktuar viktimën e parë sa o përket kompanive të mëdha, ndërkohë që mijëra ndërmarrje të tjera kanë mbyllur tashmë qepenat.

Gjiganti Turk Telekom ka shpallur falimentimin pas zhvlerësimit të paprecedent të lirës turke ndaj monedhave të forta si dollari dhe euro.

Autoritetet turke miratuan kalimin e kompanivë në pronësi të bankave që kishin dhënë kredinë prej 4.6 miliard dollar ndaj kompanisë Hariri të Libanit, e cila ishte pronarja e pjesës më të madhe të aksioneve të gjigantit të telekomunikacionit turk.

Zhvlerësimi i lirë në më shumë se gjysmën e vlerës së saj në vetëm pak muaj bëri që kompania të mos mund të paguante kreditë duke shpallur kështu menjëherë falimentin.

Aktualisht, kursi i këmbimit të lirës me euron dhe dollarin ka arritur kulmin, ku një euro kushton 8 lira ndërsa një dollar 6.9-7.0 lira. /albeu.com/
Shtuar më 31/08/2018, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori