Kriza në Itali, ulet parashikimi për rritjen ekonomike
Ekonomia italiane do të bjerë me 1.4 për qind këtë vit, një shifër shumë më negative se parashikimi i mëparshëm. Kjo është bërë e ditur nga Agjencia Kombëtare e Statistikave. Istat bëri të ditur se rritja ekonomike në vitin 2014 do të jetë vetëm 0.7 për qind, por papunësia do të arrijë një nivel të ri rekord, 12.3 për qind.

Zyrtarët parashikuan në muajin nëntor, se ekonomia e tretë më e madhe në eurozonë do të binte vetëm 0.5 për qind. Shkak për këtë përkeqësim është dobësia në ekonomitë e zonës euro. Javën e shkuar, Banka Qendrore Europiane uli interesin bazë në 0.5 për qind, niveli më i ulët historik dhe të dhënat në Gjermani e Francë, dy fuqitë e mëdha europiane, tregojnë një ngadalësim të ekonomisë, njofton As.

Po ashtu, edhe politikanëve dhe politikëbërësve u është kërkuar të tregohen më të kujdesshëm në kursime, pasi, masat e ashpra po dëmtojnë ekonominë. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2013, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori