Kriza në Itali, protestuesit kërkojnë që Berluskoni të lërë qeverinë
Përfaqësues të partivë të ndryshme në Itali dhe përkrahës të tyre kanë protestuar ndaj qeverisë së Berluskonit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të vendit.

Dhjetra mijëra mbështetës të partive opozitare protestuan në Romë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Silvio Berluskoni. Me flamuj të partive opozitare ata bënin thirrje për zgjedhje të parakohshme ose për forimimin e një qeverie të përkohshme.

Ndërkohë që Berluskoni tha të premten në takimin e G-20 se Italia kishte pranuar Fondit Monetar Ndërkombëtar për të analizuar programin e saj të reformës, një hap ky i projektuar për të rritur besimin e investitorëve.

Sipas mediave italiane kavalieri pritet të përballet me një votëbesimi ndoshta javën e ardhshme. Mes kritikave për trajtimin e situatës ekonomike të Italisë, analistët thonë se ai mund të mos e ketë mbështetjen e shumicës në parlament.
Ndërkohë një votim vendimtar për masat e reformave buxhetore pritet në Romë të martën. Presidenti i Italisë Xhorxho Napolitano ka paralajmëruar për një "krizë të rëndë të kredibilitetit" në lidhje me angazhimin e Italisë për të zbatuar reformat e vendosura në Bruksel.


Shqetësimi ndërkombëtar është përqendruar në Itali, ekonomia e tretë më e madh në zonën e euros. Efeketet për një falimentim të Italisë janë më serioze për ekonominë globale sesa një kolaps në Athinë. Megjithëse ekonomia e Italisë është në gjendje shumë më të mirë se ajo e Greqisë, kostot e huamarrjes për qeverinë italiane u rritën me 6,4% të premten, duke shtuar presion mbi tregjet ndërkombëtare./albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori