Presidenti amerikan, Barack
Obama ka kërkuar nga liderët europiane marrjen e vendimeve të vështira për nxjerrjen e eurozonës nga
kriza. Duke folur ne Shtëpinë e Bardhë, ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Europën për zgjidhjet e vështira në përpjekje për t'i dhënë fund krizës që vazhdon.
Obama shtoi se një recesion i ri i thellë në Europë do të kishte ndikim edhe në ekonominë amerikane. Ndërsa në lidhje me Greqinë,
presidenti amerikan tha se e ardhmja e këtij vendi në eurozonë është çështje e vetë popullit të tij. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2012,
ora 18:07