Kriza, liderët e BE-së mblidhen në Bruksel
Në Bruksel mbahet sot samiti i cili pritet të diskutojë mbi zgjidhje të tjera për euron ndërsa vëmendja duket se është përqendruar në boshtin themel të unionit, atë franko-gjerman.

Tashmë Merkel dhe Hollande janë krerët që udhëheqin samitin
ndërsa qëndrimi i të dyve ishte i prerë e i vendosur. Merkel ngulmoi edhe një herë 'jo' për eurobondin, ndërsa e përkufizoi si mjaft 'serioze' situatën në kontinentin e vjetër.

"Ne kemi nevojë për më shumë Evropë dhe mendoj se të gjithë jemi dakord për këtë. Ne kemi nevojë për një Evropë që funksionon. Edhe tregjeve u shërben kjo. Kemi nevojë për një Evropë në të cilën vendet ndihmojnë njëri-tjetrin. Kjo është fryma për të cilën punojmë",-deklaroi kancelarja gjermane, ndërsa kryeministri italian Mario Monti foli përsëri për taksimin e transaksioneve financiare.

Ndërsa gjatë samitit disa protestues kanë gjetur formën më të veçantë të protestës duke lëshuar pranë godinës ku mbahet samiti, balona me fytyra të udhëheqësve të BE ndërsa vendosën tabela treguese të përqindjes së PBB që çdo vend jep në ndihmë të zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së vendeve të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2012, ora 12:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori