Kriza ekonomike, Serbia me masa të reja kursimesh
Pëlqej
Qeveria e Serbisë ka bërë publike një paketë kursimesh, uljen e pagave për punonjësit e sektorit publik deri në 25 për qind, në një përpjekje për të reduktuar borxhin publik dhe për të shmangur falimentin.

Paketa gjashtë-pikëshe, e prezantuar nga Ministri i Financave Lazar Krstic gjatë një mbledhjeje të qeverisë, përfshin edhe një rritje të taksës në vlerë të shtuar për produktet bazë, nga 8 në 10 % si dhe ndërprerjen e subvencioneve shtetërore dhe shpenzimeve të sektorit publik.

Krstic tha se qeveria, në vitin 2014, do të prezantojë “taksën e solidaritetit”, që do të jetë nga 10 deri në 25 %, për pagat e sektorit publik që shkojnë në më shumë se 712 dollarë në muaj.

Ekonomia e Serbisë është tkurrur me 1.7 % vitin e kaluar, ndërsa papunësia ka shkuar në rreth 25 %. Qeveria ka borxhe të jashtme në vlerë 19 miliardë euro dhe një defiçit buxhetor prej 6.5 % të GDP-së vjetore./albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori