Rama jep njoftimin e rëndësishëm për në orën 17:00: Pyesni që të sqaroheni!

“Në orën 17:00 do të jemi drejtëpërdrejtë këtu me ju për t’ju përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve tuaja…”

Kryeministri Rama do u dedikojë pasditen e tij të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë ende paqartësi për shumë çështje.

Sikundër ka njoftuar edhe më herët me anë të rrjeteve sociale, kreu i qeverisë Edi Rama bën me dije se në orën 17:00, do komunikojë LIVE me ta, për të zgjidhur të gjitha hallet që kanë.

Ky bashkëbisedimin vjen në një kohë kur vendi po përballet me sfidën e pandemisë Covid-19. Rama fton qytetarët të bëjnë pyetje, dhe të ndajnë çdo shqetësim me të. /albeu.com/


Shtuar 29.04.2020 14:45