Kritikohet Valls/ Përdori simbolin e “Marianne” për debatin e burkinit
Kryemistri i Francës, Manuel Valls, ka marrë kritika të ashpra nga shumë rivalë politikë, historian dhe nga një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik për shkak se ka përdorur figurën e Marianës, e cila është një simbol i republikës franceze, në debatin për të ashtëquajturat burkini.

Valls është shprehur se Mariana nuk mban veshur burka pasi është e lirë dhe se detaji i gjirit të zbuluar që shihet në shumë vepra arti kushtuar perëndeshës së lirisë ka për qëllim të tregojë se ajo po ushqen njerëzit.


Kaq ka mjaftuar që në drejtim të Manuel Valls të vijnë akuza të rënda, teksa disa historianë kanë shkuar edhe më tej, duke e fyer rëndë Kryeministrin francez.

Sipas tyre, ky detaj është thjesht një kod artistik, i cili nuk ka të bëjë fare me feminizmin.

Megjithatë, analistët besojnë se Manuel Valls e bëri krahasimin qëllimisht për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila përmbysi ndalimin e burkinit nga riviera e plazheve franceze.

Edhe pse vendimi i gjykatës ka qenë i formës së prerë, Valls dhe ligjvënës të tjerë këmbëngulën se debati mbi burkinin nuk përfundon këtu.

Deklarata e Valls vjen në një kohë kur ai dhe Presidenti Hollande kanë shënuar ulje të ndjeshme popullariteti. /albeu.com/








Shtuar më 30/08/2016, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori