Kristos Papas, me uniformë naziste (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Në Greqi vijojnë hetimi ndaj deputetëve dhe anëtarëve të Agimit të Artë, të akuzuar për vrasje, dhunë dhe armëmbajtje por shtypi grek ka publikuar sot të tjera fakte tronditëse lidhur me krerët e kësaj partie ekstremiste.

Disa foto të deputetit të Agimit të Artë, Kristos Papas, i veshur me uniformë naziste teksa përshëndet si Hitleri tregojnë më së miri bindjet ekstremiste të tij dhe Agimit të Artë, edhe pse vetë Papas i ka refuzuar lidhjet e tij me nazizmin. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori