Kristian Vulf zgjidhet president i Gjermanise
Albeu.com
Kandidati i kacelares Angela Merkel, është zgjedhur president i Gjermanisë, në rundin e tretë të votimeve. Kandidati Kristian Vulf, në dy rundet e para nuk ia doli të siguroj shumicën absolute të votave në Parlamentin Federal, meqë anëtarët e partive të koalicionit nuk ishin unikë.
Megjithatë, zoti Vulf, që është guvernator i shtetit Saksonia e Ulët, në rundin e tretë e fitoi shumicën e thjeshtë dhe kjo mjaftoi që ai të zgjidhet në postin e presidentit, pas tërheqjes së paraardhësit të tij, Horst Këhler.

Posti i presidentit të Gjermanisë në masë të madhe është i karakterit ceremonial, por votimi është parë si test i forcës së koalicionjit qeverisës të qendrës së djathtë të kryeministres Angela Merkel. (rel)
Shtuar më 01/07/2010, ora 09:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori