Për herë të parë pas katër vitesh
terror në sundimin e militantëve të ISIS.
Një meshë e thjeshtë, por shumë domethënëse, bashkoi të krishterë e myslimanë në
Mosul,
Irak, për të festuar Krishtlindjet e para që pas çlirimit të
qytetit nga militantët e ISIS. Edhe pse nën masa të rrepta sigurie, këndimi i himnit iraken para nisjes së ceremonisë fetare, shënoi fundin e sundimit të ekstremistëve që kishin marrë kontrollin e
qytetit prej vitit 2014.
Louis Raphael Sako, Patriarku i Kishës Kaldeane Katolike të Irakut i bëri thirrje besimtarëve të luteshin për paqe dhe stabilitet në
Mosul,
Irak dhe në të gjithë botën. “Me këtë meshë po dërgojmë një mesazh paqe dhe dashurie, sepse vetë Krishti ishte lajmëtar i paqes”, tha ai.
Kisha e Shën Palit është e vetmja e rihapur deri tani në
Mosul, që prej largimit të grupimit xhihadist pas muajsh të tërë luftimesh. Deri tani, në qytet janë rikthyer rreth 80 familje të krishtera, të cilat ishin larguar për t’i shpëtuar ISIS-it. tch/
Shtuar më 25/12/2017,
ora 12:02