Krimineli serb për krime lufte "paguhet" më shumë se kryeministri i Serbisë
Pëlqej
Ndoshta është pak e vështirë për tu besuar, por ndodh edhe kështu.

I dënuari me 22 vjet për krime lufte, ish-krahu i djathtë i Millosheviçit, Nebojsha Pavkoviç, ka nisur të vuajë burgun në Finlandë.

Në burgjet e këstij shteti jo vetëm që kushtet janë shumë të mira, por ofrohen dhe mundësi që tejkalon çdo hamendësim për "një të burgosur", aq më tepër kriminel lufte.

burgun ku ka nisur vuajtjen e dënimit Pavkoviçi ofrohen punë të tilla si përpunim druri, të bërit mobilje ose punë bujqësie, që kanë paga shumë të larta.

Sipas një përllogaritje të portalit serb, "Press", Pashkoviçi, në rast se pranon të bëjë punë në burg mund të marrë para edhe më shumë se presidenti apo kryeministri i Serbisë.

rast se Pavkoviç punon në përpunim druri në burgun e Finlandës ai merr deri në 1.232 euro në muaj, një pagë diçka më e lartë se e presidentit Nikoliç dhe se se ajo e kryeministrit Vuçiç. /albeu.com/


Shtuar më 01/09/2014, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori