"Kriminelët" serbë të luftës do të japin llogari para drejtësisë
Pëlqej
Prokuroria e Bosnje dhe Herzegovinës ka nisur të ngrejë akt-padi kundër ish-policëve serbë, që kryen masakrën e Srebrenicës.

Padi është ngritur kundër ish-policëve Miodrag Josipoviç dhe Branimir Tesiç.

Josipoviç akuzohet se ka qenë personi nxitës dhe përgjegjës se me vetë dëshirën e tij ka orkestruar vrasjet masive më 12 deri më 19 korrik 1995 në Srebrenicë, shkruan BIRN.

Sikundër, edhe Tesiç akuzohet se ka marrë pjesë në ndarjen mes burrave dhe grave në Potoçar të Bosnjes, e më pas edhe në ndihmën për ti çuar drejt ekzekutimit civilët e pafajshëm.

Aktakuza iu dërgua gjykatës së Bosnjës për miratim.

Të dy serbët gjenden aktualisht në paraburgim për 1 muaj dhe do të nxirren përpara drejtësisë. /albeu.com/


Shtuar më 22/09/2014, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori