Krijohet një parti e re politike anti Brexit
Pëlqej
Një parti e re politike antiBrexit, e qendrës, ”Renew” (”Rifillimi”) pritet të zyrtarizohet sot në përpjekje për t’u mbështetur nga një opinion publik, i cili është pak më shumë pro qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian.

“Objektivi ynë është përmbysja e Brexit dhe rivendosja e pozitën sonë me ndikim në Europë, për t’u fokusuar në atë që ka vërtetë rëndësi në Britaninë e Madhe”, sqaroi partia në faqen e saj në internet, përpara prezantimit të saj planifikuar në qendër të Londrës.

Renew” pohoi se mundet tashmë të prezantojë më shumë se 300 kandidatë në zgjedhjet e ardhshme të planifikuara të organizohen në 2022, por që mund të zhvillohen më herët për shkak të brishtësisë së kryeministres konservatore Theresa May, në krye të një ekzekutivi të ndarë.

Partia aspiron 650 kandidatë nga radhët e shoqërisë civile, për secilën nga zonat zgjedhore të Britanisë së Madhe. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2018, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori