Kreu i antimafias italiane: Mafia financon personalitete të ndryshme
Kryeprokurori i anti-mafias italiane Pietro Grasso në librin e tij të nxjerrë së fundmi në treg me titull “Për të mos vdekur nga mafia", rrëfen se si zhvillohet kriminaliteti në Itali, duke përmendur edhe Shqipërinë si një vend që ka mafian e vet shumë të zhvilluar.

Grasso në libër shprehet se mafia e ditëve tona investon edhe në fondacione joqeveritare, financon libra dhe personalitete të ndryshme. Sipas tij, mafia nuk është më njësoj, ka ndryshuar format e lukun e vet; nuk të vret më në mes rrugës, personazhet e rëndësishëm të saj vishen me kostumet më të fundit të modës.

Pietro Grassi në Itali njihet edhe për debatin që ka bërë me shkrimtarin Roberto Saviano në një televizionin italian, madje kryeprokurori është i mendimit që Kamorra nuk është plotësisht ajo që e hasim në romanet e Savianos, edhe pse ka marrë emër përmes veprave letrare e filmave artistikë. Grasso mendon se mafia është një organizëm shumë i rrezikshëm edhe më i errët sa i takon informacioneve që dalin prej saj e për të.

Rrëfimet në libër përfshijnë situata e ngjarje deri në vitin 2009. Pietro Grasso është Kryeprokuror i Antimafias në Itali prej pesë vitesh, ndërsa puna e tij si prokuror ka filluar në vitin e 1979. Me origjinë nga Likata e Sicilisë, Grasso është nga ata që mendojnë se mafian mund ta luftojë vetëm një sicilian./albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori