Kremlini: Rusia nuk është e përfshirë në rastin Skripal në asnjë nivel
"Rusia nuk ka të bëjë fare me rastin e helmimit Skripal në çdo nivel."

Kështu është shprehur tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, duke konsideruar akuzat britanike "të papranueshme".

"As udhëheqësit e lartë të Rusisë, as ata me gradat më të ulëta, dhe asnjë zyrtar i vendit, nuk kanë pasur të bëjnë fare me ngjarjet në Salisbury,"-tha Peskov.

Ai hodhi poshtë pretendimin e kryeministres britanike Theresa May se sulmi ndaj ish agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, u miratua në "nivel të lartë të shtetit rus".

"Çdo akuzë kundër udhëheqjes ruse është e papranueshme,"-shtoi zëdhënësi.

Ndërsa Britania vazhdon të akuzojë Vladmir Putin si përgjegjës për ngjarjen.

Të mërkurën, prokurorët e Britanisë së Madhe bënë përgjegjës dy rusë për helmimin e Skripal. Më vonë u tha se ishin zyrtarë të agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse GRU.
Shtuar më 06/09/2018, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori