“Godet” ish-këshilltari i Trump: Administrata e Biden shpalli “non grata” Berishën, por jo të dashurën e Putinit (FOTO LAJM)

Këshilltari i ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, është shprehur se administrata e presidentit Biden ka shpallur “non grata” Berishën, por nuk i ka vendosur sanksione të dashurës së Putinit.

Grenell ka kritikuar shpesh administratën e presidentit aktual Joe Biden lidhur me qëndrimet që ka mbajtur ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Përmes një postimi në rrjetin social tëitter, ai thotë se administrate e Biden ka shpallur non grata ish kryeministrin Berisha në Shqipëri, ndërkohë që nuk i ka vendosur asnjë sanksion të dashurës së Vladimir Putinit.

“Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi dashnoren e Putinit. Media amerikane është e falimentuar”, shkruan Richard Grenell në mesazhin e tij në Twitter.