Kremlini mohon planet për një KGB të re
Ish-shërbimi sekret sovjetik, KGB, nuk do të rikthehet në Rusi, tha sot ish-shefi i stafit të Kremlinit, Sergei Ivanov në një intervistë.

Sipas Ivanov, një i besuar i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se raportet se një ministri e re e sigurimit të shtetit po ngrihej ishin të rreme.

“Organe të ndryshme do të vazhdojnë të punojnë ndarazi në hetimet kundër spiunazhit dhe sigurisë”, deklaroi ai për të përditshmen “Komsomolskaja Pravda”.

“Nuk shoh ndonjë kuptim të pasurit një superministri”, tha Ivanov, i cili në gusht kaloi në postin e transporteve dhe mjedisit, pasi punoi për katër vjet si shef i stafit të administratës presidenciale.

E përditshmja “Kommersant” kishte raportuar më parë se “Kremlini po planifikon të reformojë forcat e sigurisë, veçanërisht shërbimin sekret vendas FSB, para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në vitin 2018”. /albeu.com/

Shtuar më 18/10/2016, ora 21:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori