Vritet gazetarja ruse në Kiev, dikur punonte për Navalny-n

Një gazetare ruse që raportonte nga kryeqyteti ukrainas Kiev është vrarë, thotë botuesi i saj.

Insajderi raporton se Oksana Baulina po filmonte shkatërrimin pasi trupat ruse bombarduan rrethin Podolsk të Kievit.

Baulina u vra së bashku me një civil, ndërsa dy të tjerë u plagosën, transmeton Insajderi.

Baulina ka punuar më parë për Fondacionin Kundër Korrupsionit të Alexei Navalny dhe iu desh të largohej nga Rusia për shkak të punës së saj me aktivistin e burgosur të opozitës./albeu.com


Shtuar 23.03.2022 20:48