Kouchner: Te krijohet menjehere nje shtet palestinez
Albeu.com
Problemet diplomatike që u shkaktuan nga vrasja e një drejtuesi të Hamasit në Dubai, “ka sjellë nevojën për krijimin e menjëhershëm të një shteti palestinez”, deklaroi ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, në një intervistë për të përjavshmen “Journal de Dimanche”.
Kouchner rithekson dënimin e qeverisë franceze “për vrasjen dhe përdorimin e dokumenteve false” dhe si zgjidhje në këtë moment delikat diplomatik propozoi “konfirmimin e rolit politik të Evropës për të vendosur sa më parë rrugën e paqes dhe krijimin e një shteti palestinez”.
Shtuar më 20/02/2010, ora 22:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori