Koronavirusi prek edhe tre shtete të tjera
Tre vende të tjera kanë konfirmuar sëfundmi rastet e para me koronavirus duke zgjeruar kështu hartën e të prekurve.

Siç raporton Reuters, sëfundmi kanë konfirmuar një të sëmurë me koronavirus Afganistani, Kuvajti dhe Bahrejni.

Ministri i Shëndetësisë i Afganistani konfirmoi se i prekuri i parë është konfirmuar në Herat.

Ka dyshime të forta se këto vende janë kontaminuar nëpërmjet lëvizjeve në Irani për shkak se deri më tani në këtë vend kanë vdekur 8 persona. /albeu.com



Shtuar më 24/02/2020, ora 09:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori