Koronavirusi ka mbërritur në Antarktidë, i cili deri më tani ka qenë i “pastër” nga Covid-19.
Ushtria kiliane ka raportuar 36
raste në
stacionin e saj
kërkimor Bernardo O’Higgins në Gadishullin Antarktik. 26 nga 36 anëtarë të personelit ushtarak dhe 10 punëtorë mirëmbajtjeje, janë evakuuar në
Kili.
Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi marina e Kilit konfirmoi tre
raste në një anije e cila kishte marrë furnizime dhe personel në
stacionin kërkimor. Lajmi do të thotë se rastet e Covid tani janë regjistruar në të shtatë kontinentet, shkruan BBC.
Sargento Aldea mbërriti në
stacionin kërkimor në 27 nëntor dhe lundroi përsëri në
Kili më 10 dhjetor. Tre nga ekuipazhi i saj dolën pozitivë kur u kthyen në bazën detare kiliane në Talcahuano.
Marina e Kilit tha se të gjithë atyre që kishin filluar udhëtimin në Antarktik u ishin dhënë teste PCR dhe të gjitha rezultatet ishin negative.
Stacioni i kërkimit “Bernardo O’Higgins” është një nga katër bazat e përhershme që
Kili ka në Antarktidë dhe operohet nga ushtria.
Kili është vendi i gjashtë i prekur më keq në Amerikën Latine me më shumë se 585,000
raste të konfirmuara me koronavirus.
Shtuar më 22/12/2020,
ora 19:53