KORONAVIRUSI/ Bilanc lufte në Spanjë, në 24 orë kanë vdekur 769 shtetas
Spanja vijon të shënojë rritje në numrin e viktimave nga koronavirusi, teksa vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 769 vdekje.

Prej ditësh tashmë Spanja po raporton shifra rekord duke ia kaluar edhe Italisë në shifra.

Por mes gjithë këtyre lajmeve të këqija ka edhe një lajm të mirë, pasi vihet re një ulje në verifikimin e rasteve të reja me Covid-19.

Sipas mediave vendase, rastet e reja janë rritur me 14%, një rënie kjo krahasuar me të enjten kur janë rritur për 18%, apo me të mërkurën kur janë rritur me 20%.

Numri total i viktimave në Spanjë ka shkuar në 4,858 duke e lënë kështu shumë pas Kinën e cila deri para pak ditësh mbante vendin e parë për numrin më të madh të viktimave nga ky virus.

Spanja është vendi i dytë në botë më i godituri nga koronavirusi. Vendin e parë e mban Italia me më shumë se 8 mijë viktima.


Shtuar më 27/03/2020, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori