Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Koresë së Veriut i kthehen kundër Kina, Japonia dhe Rusia
Korea e Veriut sapo ka bërë testin e gjashtë të armëve bërthamore.

Por mesa duket fqinjët rajonalë të Koresë së Veriut kanë akuzuar shtetin komunist për këtë akt.

Pheniani deklaroi se ka testuar me sukses një bombë hidrogjeni, një pajisje shumë herë më e fuqishme se një bombë atomike.

Pretendohet se ky është testi i gjashtë bërthamor i Kim Jong-un, dhe është konsideruar nga vendi komunist si "sukses i përsosur".

Por Koreja e Jugut, Kina dhe Rusia shprehën kritika të forta për këtë veprim.

Moon Jae-in, Presidenti i Koresë së Jugut, bëri thirrje për reagimin "më të fortë të mundshëm" ndaj testit bërthamor, duke përfshirë sanksione të reja të Këshillit të Sigurimit të ri të OKB-së për "izolimin e plotë" të Veriut.

Seuli dhe Uashingtoni diskutuan gjithashtu për vendosjen e armëve strategjike të SHBA-së në gadishullin Korean, tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Koresë së Jugut Chung Eui-yong në një konferencë për shtyp.

Koreja e Veriut ka bërë një gabim taktik duke kryer një sërë provokimesh, si nisja e raketave “ICBM”, por kryerja e një prove bërthamore po kërcënon paqen botërore”, tha ai.

Kina, aleati i vetëm i madh i Koresë së Veriut, tha se Koreja e Veriut "ka injoruar opozitën e përhapur të komunitetit ndërkombëtar, duke kryer përsëri një test nuklear".

"Qeveria e Kinës shpreh një kundërshtim të vendosur dhe një dënim të fortë ndaj saj", shtoi ministria e jashtme

Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit japonez, Yoshihide Suga, tha se sanksionet kundër Koresë së Veriut duhet të përfshijnë kufizimet në tregtinë e produkteve të naftës.

Rusia tha se testimi sfidoi të drejtën ndërkombëtare dhe i kërkoi të gjitha palëve të përfshira të mbanin bisedime, duke thënë se kjo ishte mënyra e vetme për të zgjidhur problemet e gadishullit të Koresë /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2017, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori