Koreja përgatitet për raketën-satelit
Koreja e Veriut është në prag të përfundimit të përgatitjeve për lëshimin e programuar të raketës-satelit. Sipas një zyrtari të Penianit sateliti do të instalohet në raketën “Unha-3” më vonë gjatë ditës së martë ndërsa ai ka hedhur poshtë shqetësimet se lëshimi ishte një veprim për të mbuluar teknologjinë raketore, duke i cilësuar ato si “të pakuptimta”.

Ndërkohë, tre kompani ajrore aziatike kanë bërë ndryshime të rrugëve të fluturimit për të shmangur raketën. Lëshimi është programuar mes datave 12-16 prill. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2012, ora 14:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori