Koreja Jugore, gati një ofertë të rrallë për bisedime ushtarake me Veriun
Pëlqej
Koreja Jugore është ofruar të mbajë bisedime të rralla ushtarake me Korenë Veriore në kuadër të uljes së tensioneve pas testimit të parë të raketës balistike ndërkontinentale nga Veriu në fillim të këtij muaji.

Oferta e kësaj të hëne, e para qëkur Koreja Jugore e zgjodhi Moon Jae-In si president, vjen teksa Kryqi i Kuq në Seul propozoi një takim të ndarë për të diskutuar ribashkimin e familjeve të ndara nga lufta koreane e viteve 1950-53.

Ministria e Mbrojtjes e Jugut ka propozuar një takim të premten në fshatin kufitar të armëpushimit, Panmunjom, ndërsa Kryqi i Kuq ka ofruar mbajtjen e bisedimeve më 1 gusht në të njëjtin vend.

Nëse takimi qeveritar mbahet, atëherë këto do të jenë bisedimet e para zyrtare nder-koreane që prej dhjetorit të vitit 2015. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori