Koreja e Veriut sapo lëshoi një raketë që mund të jetë ulur në Japoni
Koreja e Veriut sapo lëshoi një raketë e cila mendohet të jetë ulur në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë, njofton kryeministri japonez Shinzo Abe.

Një "trup fluturues që konsiderohet të jetë një raketë" është nisur, thanë zyrtarët japonezë, duke shtuar se ata aktualisht po mbledhin informacion për analiza të mëtejshme.

Ata i thanë "NHK" se raketa mund të ketë hyrë në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë dhe kanë lëshuar paralajmërime për anijet.

Ndërsa Pentagoni thotë se ka zbuluar një objekt fluturues që mendohet të jetë një raketë balistike e lëshuar nga Koreja Veriore, shkruan CNBC, përcjell albeu.

Sekretari shefit të kabinetit të qeverisë japoneze Yoshihide Suga pritet të dalë së shpejti me një deklaratë për mediat. /albeu.com/

Shtuar më 28/07/2017, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori