Aksident gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç, lëndohen një grua dhe një 13-vjeçare

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç, ku janë përplasur dy makina.

Uniformat blu bëjnë me dije se nga përplasja kanë mbetur të lënduara dy pasagjeret e njërës prej makinave të përfshira në aksident.

Pasagjeret që kanë marrë lëndime janë një 44-vjeçare dhe një vajzë 13-vjeçare, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Krujë/Informacion paraprak

Gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç, një automjet me drejtues shtetasin A. Z., 37 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi M. N, konkretisht shtetaset E. P., 44 vjeçe dhe K. P., 13 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/albeu.com/