“Pyetini, ku kanë pirë e ngrënë dje në darkë”! Braçe nxjerr foton e deputetit të PD në Kuvend: Ja ku i keni

Ish zëvendës kryeministri, Erjon Braçe gjatë fjalës së tij në parlament ka nxjerrë disa foto si dhe ka akuzuar tre grumbulluesit e Divjakës për rritjen e cmimeve.

Në foto duken qartë tre Grumbulluesit në zonën e Divjakës, të cilët sipas tij janë mbledhur ditën e djeshme në një kafe për të ulur çmimin e shalqirit duke përfituar në kurriz të bujqve.

‘Ku e kam atë deputetin e Fierit, atë të PD-së, ku ishe dje? Si shkoi samiti i Fierit dje me Donin, me Ramirin dhe me Tomato.al, do ta çojnë çmimin e shalqirit 4 lekë apo s’do ta çojnë?Këta janë ministre, këta këtu, këta që ju mendoni se po bëjnë bujqësi në këtë vend e po ndihmojnë bujqit. Në fakt, këta po ndjekin politikën. Dhe po ju them se ajo që ka ndodhur këtë vit me çmimin e shalqirit, është politike nga fillimi deri në fund. Të tre ja ku i keni, po të doni pyetini, ku kanë pirë e kanë ngrënë dje në darkë. Jo i madhi fare, i madhi i Donit, se ai ishte duke ngrënë peshk në hyrje të Lushnjes”, tha deputeti Braçe.

Ai ironizoi edhe ministren e Bujqësisë, duke thënë se shalqiri në zonën e Lushnjës dhe Divjakës nuk shitet përmes inovacionit digjital.

“Karteli i grumbulluesve nga këtu deri në Kosovë po u bën gjëmën buqëve. Po mor po, e kemi bërë ne, por do të duhet të rregullojmë kontratat me ta. Me gjithë përmirësimet digjitale që ju promovuat, nuk shitet shalqiri ministre me telefon”, tha Braçe./albeu.com


Shtuar 14.07.2022 12:50