Covid-19 në Kosovë: Sot asnjë vdekje dhe 8 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 8 raste me Covid-19 dhe asnjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.235. Në total numri i rasteve aktive është 46.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.749 doza të vaksinës. Deri më sot 823.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 10.06.2022 15:07