Barcelona dëshiron shërbimet e “murit” nga Serie A

Barcelona dhe Xavi janë në kërkim të përforcimeve të reja dhe kështu ata kanë piketuar një emër të ri për repartin defensiv të ekipit.

Xavi ka bërë kërkesë te drejtuesit e klubit se dëshiron Koulibaly të Napolit për sezonin e ardhshëm. Barcelona ka kontaktuar agjentin e lojtarit, Fali Ramadini dhe i kanë kërkuar që të tregojë durim dhe të mos nisë bisedime për rinovim kontrate me klubin italian, pasi kontrata e mbrojtësit skadon në vitin 2023.

Xavi do ta konsideronte Koulibaly-n si përforcimin ideal për skuadrën e tij. Disa nga cilësitë e tij që vlerësohen shumë janë shpejtësia, aftësia për të parashikuar kundërshtarin përballë dhe fuqia. Me pak fjalë, për Xavin ai është zëvendësuesi i përsosur i Pique.

De Laurentiis i Napolit kërkon minimalisht 40 milionë euro për shërbimet e “murit” Koulibaly./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.05.2022 13:11