Koreja e Veriut: Do të sulmojmë Jugun
Forcat ushtarake të Koresë së Veriut kanë kërcënuar sërish se do të sulmojnë Korenë e Jugut nëse aktivitetet "anti-koreano veriore" nuk ndalen. Sipas mediave lokale, gjatë një demonstrate të një grupi konservativ në Seoul të hënën, është djegur protreti i liderit koreano-verior Kim Jong Il, çka ka shqetësuar veriun, raporton agjencia e lajmeve Yonhap.

"Komanda Supreme e Ushtrisë Popullore të Koresë ka lëshuar të martën një ultimatum në drejtim të grupit të kukullave të Koresë së Jugut",-është kundërpërgjegjur agjencia shtetërore e lajmeve në Veri, duke shtuar se ushtria e konsideron djegien e portretit si një "akt të pafalshëm dhe mizor".

Pheniani ka kërkuar që Jugu t'i kërkojë ndjesë për këtë akt anti-koreano verior, dhe se do të marrë masa shpagimi nëse nuk ndalen fyerjet. Koreja Veriore ka festuar të hënën 101-vjetorin e lindjes së Kim Il Sung, themeluesit të shtetit dhe gjyshit të liderit aktual Kim Jong Un. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2013, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori