Koreja e Veriut dëbon ambasadorin e Malajzisë
Koreja e Veriut ka vendosur sot për dëbimin nga vendi të ambasadorin e Malajzisë brenda 48 orëve. Ky vendim i ashpër vjen pasi Kuala Lumpur njoftoi "pakënaqësi të mëdha" ndaj ambasadorit të Phenianit.

Qeveria malajzeze ka shpallur person "non grata" ambasadorin e Koresë së Veriut, Kang Chol të shtunën, pasi ai nuk u paraqit në Ministrinë e Punëve të Jashtme sipas kërkesës.

Kang kishte injoruar më parë një kërkesë për të kërkuar falje për deklaratat e shumta nxitëse, duke përfshirë dyshimet nëse vëllai i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, ishte vrarë me një "agjent nervor". /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2017, ora 12:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori