Ishte dëbuar, shqiptari futet ilegalisht në Francë dhe qëllon ish-gruan me thikë

Një shtetas shqiptar në Francë ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij.

E gjithë skena ka ndodhur në sy të djalit të tyre gjatë ditës së djeshme.

Burime bëjnë me dije se shqiptari, i paidentifikuar me emër, hyri ilegalisht në Francë vetëm që t’i merrte jetën bashkëshortes së tij.

Ai ishte i dënuar tashmë nga gjykatat për dhunë në familje, e i ishte ndaluar që të hynte për 2 vite në terrorin francez, por kjo nuk e pengoi që të hynte ilegalisht dhe vetëm me një qëllim. Ai u kthye në banesën e dikurshme dhe qëlloi dy herë me thikë gruan e tij, në sy të djalit të tyre 16-vjeçar.

Ky 53-vjeçar shqiptar ishte dënuar tashmë për dhunë ndaj bashkëshortes korrikun e kaluar, madje dhe ishte burgosur, më pas ai ishte deportuar në Shqipëri në shtator. Po ashtu, edhe djali 16-vjeçar mbeti i plagosur teksa tentoi të mposhtte dhe çarmatoste të atin për të shpëtuar të ëmën.

Përkundër provave, shqiptari ka mohuar çdo tentim vrasje.