Koreja e Jugut zgjedh kryeministrin e ri
Parlamenti i Koresë së Jugut miratoi sot propozimin e presidentit, Moon Jae In, për të emëruar kryeministër Lee Nak Yon, ish-guvernator i provincës Jeolla e Jugut si edhe anëtar i Partisë Liberaldemokrate.

Ai do të marrë frenat e qeverisë pas largimit të kryeministrit, Hwang Kyo Ahn nën drejtimin e presidentes Park Guen Hye, e cila u përfshi në një skandal korrupsioni.

Moon u kërkoi ligjvënësve të lejonin një kthim të shpejtë në politikë të Lee si dhe të pranonin propozimin e tij për ta emëruar atë si kryeministër. /albeu.com/

Shtuar më 31/05/2017, ora 20:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori