Korea e Veriut: Kemi gjetur ‘drogën e mrekullisë’ që shëron SIDA-n dhe kancerin
Sipas agjensisë së lajmeve të Republikës Popullore të Koresë se Veriut, mësohet se është krijuar një droge çudibërëse e cila shëron jo vetëm SIDA-n, por edhe kancerin dhe Ebolën.

Një njoftim thotë se kura e mrekullive përbëhet nga xhensen, pleh dhe një përzierje tjetër, e cila nuk është bërë publike, raporton “The Independent”.

Diktatori Kom Jong-un, i cili është i njohur për pretendimet e sforcuara në lidhje me arritjet e tij, thotë se ilaçi me sa duket do të jetë i pabesueshëm dhe se është një arritje e paparë dhe do të jetë i njohur me emrin “Kumdang-2”.

Në një deklaratë të publikuar nga Agjencia e Lajme të Republikës Popullore të Koresë se Veriut, Dr Jon Sung Hun ka thënë: "Kërkuesit kanë futur elemente të rralla mbi dhe nën tokë duke aplikuar shumë ekstrakte bimësh të rralla./albeu.com/

Shtuar më 29/10/2016, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori