Korea e Veriut i përgjigjet presionit të SHBA-së dhe Kinës: Nuk na bëni dot asgjë
Mesa duket sanksionet dhe presioni jo vetëm nuk e ndalojnë Korenë e Veriut por sic ata u shprehën ,e përshpejtojnë akoma më shumë programin e tyre bërthamor.

Në një deklaratë të fortë , Ministria e Jashtme koreano-veriore e cilësoi raundin e ri të kufizimeve të OKB-se si “aktin më të mbrapshtë, joetik dhe çnjerëzor të armiqësisë”.

“Lëvizjet e Shteteve të Bashkuara dhe forcave të tyre vasale për të imponuar masa dhe trysni kundër Republikës Demokratike Popullore të Koresë, vetëm sa e përforcojnë ritmin drejt kompletimit final të forcës tonë nukleare”, vazhdon deklarata.

Sipas saj, qëllimi i sanksioneve të reja të Kombeve të Bashkuara, të miratuara më 11 shtator është “asgjësimi fizik i popullit, sistemit dhe qeverisë së Koresë së Veriut”.

Më herët, avionët amerikanë lëshuan bomba joaktive në afërsi të kufirit të vendit komunist, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia përgatiten për një stërvitje madhore të përbashkët ushtarake.

Katër avionë F-35B dhe dy bombardues B-1B fluturuan mbi zonën e çmilitarizuar në një demostrim të qartë force, ndërsa Trump dhe homologu i tij koreano-jugor Moon Jae-in zotohen të shtojnë presionin mbi Kim Jong Un.

Trump në Tëitter e ironizoi liderin koreano-verior duke e quajtur “rocket man”, apo “njeriu i raketës” shprehje kjo e huazuar nga një këngë e Elton John, ndërsa shtoi se radhët e gjata të krijuara në pikat e karburantit të Penianit janë shenjë e qartë e faktit që sanksionet kanë filluar ta bëjnë punën e vet. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2017, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori