Korea e Veriut dënon amerikanët
Pëlqej
Shtetasi amerikan, Metju Miler është dënuar me 6 vjet punë të detyruar, edhe pse për të nuk është bërë me dije asnjë detaj.

Edhe pse nuk ka asnjë akuzë konkrete ndaj tij, amerikani është i detyruar të punojë në kushte tejet të vështira në shtetin komunist koreano-verior.

Miler nuk është i vetmi amerikan i dënuar në Korenë e Veriut, pasi edhe Xhefri Foul u dënua vetëm pse e la Biblën në një vend publik.

Një tjetër misionar amerikano-koreano-verior, Kenet Bae në nëntor 2012-të u akuzua se dëshiron të përmbysë sistemin në Korenë e Veriut dhe u dënua me 15 vjet burg dhe punë të detyruar, dënim të cilin po e kryen edhe aktualisht. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori