Kore e Veriut/ Ekzekutohet ministri, nuk qëndroi si duhet në karrige

Kim Jong-un ka ekzekutuar edhe ministrin e tij të arsimit, pak ditë pasi ekzekutoi publikisht me raketa dy zyrtarë të lartë.

Ministri u qëllua për vdekje “për sjelljekeqe” pasi nuk qëndroi si duhet, duke shkaktuar zemërimin e diktatorit.

“Kim Yong-Jin ishte denoncuar për sjelljekeqe gjatë uljes së tij, kur ai ishte ulur në tribunë,” thanë raportime nga Koreja e Jugut, duke iu referuar parlamentit të Koresë së Veriut.

Kim Yong-Jin ishte në një mbledhje qeverie kur ‘zemëroi’ diktatorit për shkak se u ul në karrige “me një qëndrim të keq”. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 16:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori