Kore e Jugut, rritje çmimi kundër pirjes së duhanit
Pëlqej
Ndonëse janë hartuar një plan masash, Koreja e Jugut po mendon që të rrisë çmimin e cigareve, që të ulet numri i duhanpirësve. Aktualisht mbetet një lloj strategjie, e cila pritet të përballet me kundërshtime të ashpra. Koreja e Jugut planifikon të dyfishojë çmimin e cigareve, kjo me shpresën se do të ndihmojë në uljen e numrit të duhanpirësve.

Sipas planit të qeverisë, nga 2.500 uon që kushton një paketë në këtë vend, kostoja e saj mund të shkojë deri në 4.500 uon apo 4.35 dollarë. Propozimi mund t’i nënshtrohet disa ndryshimeve në Parlament.

Qeveria koreano-jugore me anë të këtij plani shpreson të reduktojë duhanpirjen sidomos tek meshkujt, që rezulton ndër më të lartat në botën e zhvilluar. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2014, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori