Kore e Jugut, burg përjetë komandantit të tragetit të mbytur në 2014
Gjykata e Apelit në Seul ka dënuar me burgim të përjetshëm komandantin e tragetit korean që u mbyt 16 prillin e vitit 2014, duke shkaktuar mbi 300 viktima.

70 vjeçari Lee Joon Seok, në nëntor të vitit të kaluar u dënua me 36 vite në shkallën e parë për neglizhencë dhe braktisje të anijes, por u shfajësua nga akuza e vrasjes.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, nga të afërmit e viktimave ai vendim u kritikua. Për 14 anëtarë të ekuipazhit janë dhënë dënime që variojnë nga 18 muaj në 12 vjet. Në nëntor, dënimet për ta ishin më të ashpra, nga 5 deri në 30 vjet. Tani të dënuarit kanë një javë kohë për të apeluar më tej çështjen. /albeu.com/

Shtuar më 28/04/2015, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori