Konkluzionet e GND-se Beogradi i quan te pavlera
Albeu.com
Beogradi ka komentuar konkluzionet e dala nga mbledhja e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën. Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, i ka vlerësuar konkluzionet e GND-së si të pavlera dhe të parëndësishme, për shkak ...... se Serbia nuk e njeh Zyrën Ndërkombëtare Civile në Kosovë, njoftojnë mediat serbe. Ai ka kritikuar rolin e dyfishtë të Feith-it si përfaqësues ndërkombëtar civil dhe përfaqësues i BE-së në Kosovë, duke shtuar se kjo shkakton konfuzion. Bogdanoviq ka thënë se Feith nuk do ta gjejë asnjë serb në veri të Kosovës, që do t’i ndihmojë në planin e tij për integrimin e veriu. "Implementim i planit të Ahtisaarit për Beogradin është dhe do të jetë i papranueshëm", ka thënë Bogdanoviq.
Shtuar më 09/02/2010, ora 19:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori